Fillojnë bisedimet për gazsjellësin Izrael-Europë

Një takim katërpalësh Izrael-Qipro-Greqi-SHBA u zhvillua në Jeruzalem për vazhdimin e projektit të një gazsjellësi në Mesdhe.

Izraeli synon të furnizojë me gaz Europën duke filluar nga vitit 2025 nëpërmjet një gazsjellësi prej 2 100 kilometrash të quajtur “East Med Pipeline”.

Synohet që të transportohet gaz natyror nga depozitat në detin e Izraelit drejt Qipros dhe më pas nëpërmjet Greqisë drejt Italisë.

Ky ishte takimi i gjashtë mes liderëve të Izraelit, Qipros dhe Greqisë të cilëve iu bashkua edhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i cili ndodhej për vizitë në rajon.