TË FUNDIT

Filmi që theu rekordin e ‘Titanic’ dhe ‘Avatar’

Filmi  “Avengers: Endgame” ka fituar 2.189 miliardë dollarë deri më 5 maj duke tejkaluar kështu “Avengers: Infinity War,” “Star Wars: The Force Awakens,” dhe “Titanic” duke u bërë kështu filmi i dytë në botë kur vjen puna te fitimet nga shitja e biletave në shkallë botërore.

I pari mbetet “Avatar” me 2.788 miliardë dollarë fitime. Por, duke marrë parasysh se “Avengers: Endgame” do të shfaqet edhe për disa javë në kinema, me shumë mundësi do të zërë vendin e parë.

“Avengers: Endgame” arriti vlerën e 2 miliardëshit në kohë rekord, për vetëm 11 ditë në kinema.

Më parë këtë rekord e mbante “Avatar,” por iu deshën plot 47 ditë për të arritur shifrën marramendëse.

Vetëm pesë filma kanë arritur të fitojnë 2 miliardë  më shumë nga shitja e biletave dhe një prej tyre është “Avengers: Infinity War.” /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat