Firmoset kontrata, fjalët e para të Edi Rejas

armandduka-edireja-770x440.jpg

Në zyrat e Federatës Shqiptare te Futbollit sapo është firmosur kontrata e trajnerit të ri të Kombëtares, Edi Reja që do të zëvendësojë Kristian Panuçin.

Pas firmosjes së kontratës është duke u mbajtur një konferencë për shtyp, ku është i pranishëm edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Shpresoj që të krijojmë marrëdhënie të mirë me shtypin. Edhe nga përvoja ime personale, kam kërkuar të krijoj marrëdhënie të mirë me shtypin, kudo ku kam qenë. Faleminderit presidentit Duka që besoi te mua. Nuk ka qenë eksperiencë e mirë për mua. Skuadra u vendos në vështirësi. Jam i angazhuar me përzgjedhje lojtarësh. Nga natyra ime nuk më pëlqen të flas gjatë, kështu që pres pyetjet tuaja”, ishin fjalët e para të trajnerit të ri kuqezi. /real-news.tv/

scroll to top