fbpx

Fjala e fundit e Kolegjit, ja kur do zhvillohen zgjedhjet

zgjedhj.jpg

Kolegji Zgjedhor në mbledhjen e sotme ka rrëzuar kërkesën e  PUK për ç’regjistrim nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor, Idajet Beqiri është shprehur se kundërshton vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që rrëzoi kërkesën e partisë së tij Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet dhe që PUK të hiqet nga fleta e votimit.  Pranë trupës gjykuese të Kolegjit Zgjedhor, Beqiri tha se dekreti i Presidentit ka çuar në një përplasje institucionale të cilën duhet ta zgjidhë Kolegji. Ai tha se nuk e bëri këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, pasi ky institucion e ka dhënë një vendim lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve në rastin e vitit 2017, duke thënë se ky vendim nuk është kompetencë e tyre por e Kolegjit Zgjedhor. Kreu i PUK-së tha se elektorati është vënë në pozitë të vështirë me KQZ-në që vazhdon procesin zgjedhor dhe me presidentin që i ka anuluar me dekret ato. Një luftë me mullinjtë e erës, e ka quajtur Beqiri atë se çfarë po ndodh.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303