TË FUNDIT

Flakët ‘pushtojnë’ vilën 4-katëshe në Tiranë, detajet e para…

Një vilë 4-katëshe te zona e Komunës së Parisit në Tiranë është përfshirë nga flakët ndërsa personat që jetonin aty janë larguar menjëherë falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrëfikëse.

Flakët gjigande kanë dalë mbi çati dhe e gjithë zona është ‘pushtuar’ nga tymi i zi, duke shkaktuar kështu panik edhe tek banorët e zonës.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur dhe shuarja e zjarrit, i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale në vilën 4-katëshe. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat