fbpx

Flamurtari përjashtohet nga Kupat e Europës!

Screenshot_1-32.png

Federata Shqiptare e Futbollit mund ta mbajë sekret sa të dojë, por transparencën na e bën bota.

UEFA ka zyrtarizuar klubet pjesëmarrëse në kupat e Europës për kampionatet që janë mbyllur, por edhe kampionatet që praktikisht janë mbyllur.

Kështu, nga Shqipëria janë zyrtarizuar Kukësi e Teuta në Europa League.

Kjo do të thotë se Flamurtari, edhe pse i treti në këtë moment, është zyrtarisht jashtë Europës, ashtu si Skënderbeu, i përjashtuar për 10 vite nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli në CAS.

Nuk dihet ende a është licencuar Tirana, sepse nëse ia ka dalë mbanë, atëherë finalja e Kupës merr rëndësi të jashtëzakonshme.

Gjithsesi, fakti që UEFA e ka lënë hapur vendin nga kupa do të thotë që Tirana është licencuar.

Dy vite më parë kupa u fitua për të mbyllur gropat financiare dhe Kukësi e Skënderbeu u hapen rrugë bardhebluve, tani mbetet për t’u parë si do veprojë Safet Gjici. (Telesport)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303