TË FUNDIT

Flet gjyqtari që desh e hodhën në erë, tregon kush donte t’i vendoste bombën: S’më duhet mbrojtja e shtetit

Një alarm i rremë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku gjyqtari Markelian Kuqo u kërcënua se i ishte vendosur një bombë në makinë e tij.

Pas kontrollit të organeve policore rezultoi se në makinë nuk ndodhej asgjë.

Në një reagim të tijin gjyqtari Markelian Kuqo shprehet se është tepër i qetë rreth kësaj ngjarje.

Ai shprehet gjithashtu se telefonata ka ardhur nga një grusht kriminel i atdheut të tij dhe nuk ka nevojë për mbrojtje nga shteti.

“Jam i qetë. Nuk kam dijeni çfarë ka ndodhur. Telefonata ka ardhur nga grushti kriminal i atdheut tim. Nuk kam nevojë për mbrojtje nga shteti”, është shprehur gjyqtari Kuqo.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat