Vala e shkarkimeve e nisur me riformatimin e kabinetit qeverisës në fund të vitit që shkoi duket se ka shkaktuar një efekt zinxhir edhe në disa institucione të tjera shtetërore.
Mësohet se ditën e sotme janë shkarkuar nga detyra dy drejtuese të larta, Drejtoresha e Doganave Belinda Ikonomi dhe Drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjerro.
Zëvendësuesi i Ikonomit te Doganat do të jetë Arlind Gjokutaj, më herët Drejtor i Pastrimit të Parave, ndërsa Vjerro do të zëvendësohet nga Enton Duro, drejtor në ministrinë e Financave.
Mësohet gjithashtu se zonja Ikonomi pas largimit nga Doganat do të bëhet zëvendës ministre e Ekonomisë. Ndërkohë që nuk dihet posti që do të mbajë Vasilika Vjerro në të ardhmen.
Deri më tani nuk dihen as arsyet e shkarkimit të dy zonjave nga detyra.

