FOTO/Aksident i rëndë në autostradën Levan-Vlorë

Screenshot_3-1.png

Një aksident i rëndë ka ndodhur përpara pak minutash në hyrje të autostradës Levan – Vlorë ku një autoveturë tip Mercedes Benz është përplasur me një kamion.

Si pasojë e këtij aksidenti nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të mëdha.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar ky aks rrugor ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve të nevojshme dhe gjetjen e shkakut të këtij aksidenti.

Praprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit tip Benz i cili nuk ka frenuar në kohë në fund të autostradës. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303