fbpx

Foto/ E pazakontë në Durrës, protestuesit me arkivol në duar kërkojnë drejtësi për Klodianin

proteste-durres.png

Është zhvilluar në një formë të pazakontë protesta për vrasjen e të riut Klodian Rasha në Durrës. Protestuesit me arkivol në krahë marshuan rrugëve të qytetit.

Të rinjtë kanë zgjedhur një mënyre të veçantë për të përcjellë mesazhin “Drejtësi për Klodjanin”.
Mësohet se protestuesit, të paktë në numër, u mblodhën fillimisht në sheshin Liria dhe me arkivol në duar mbi të cilin kishin ngjitur mesazhe “Kush është tjetri”, “Shpresa” “Dinjiteti i policisë” u nisën drejt drejtorisë së policisë Durrës aty ku dhe kishin vendosur për ta lënë.

Por, marshimi i tyre u ndërpre në mes nga policia pak metra nga qendra. Efektivët të angazhuar për monitorimin e protestës bënë shoqërimin e pesë personave pjesëmarrës, duke ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Prej ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera në vend kanë shpërthyer protestat për vrasjen e të riut nga një efektiv policie mesnatën e 8 dhjetorit në Tiranë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303