FOTO-VIDEO / Përplasje mes serbëve ekstremistë dhe shqiptarëve në New York, ja arsyeja…

Një përplasje, deri në fizike, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ku një grup i komunitetit shqiptar atje, ka organizuar një protestë përpara vendit ku ishte akomoduar gazetari serb, Boris Malagurski, i cili realizon dokumentare të ndryshme.

Kjo për arsyen se ky i fundit, do të paraqiste në Nju Jork një dokumentar, ku sipas tij, ‘UÇK janë terroristë që digjnin Kisha.’

Kaq ka mjaftuar që komuniteti i shqiptarëve që jetojnë e punojnë në SHBA të organizohet dhe me flamuj e simbole kombëtare të duar të protestonin përpara dyerve ku do të jepej dokumentari.

Mësohet se, mes palëve ka pasur përplasje verbale, që kanë shkuar deri edhe në fizike.

Ka qenë vetë gazetari serb, i cili në llogarinë e tij personale në Facebook, ka publikuar një video ku shihen qartë provokimet që ai vetë i pari së bashku me serbë të tjerë u bënin shqiptarëve të mbledhur aty.

Ndërkohë, mësohet se, njëri nga organizatorët është Naser Nika, njeriu që qëlloi njërin prej regjisorëve ekstremistë serb të filmit kundër UCK.

Reagimi i Nikës erdhi pasi regjisori serb nxori një flamur çetnik dhe lëshoi thirrje antishqiptare.

Raportohet se është dashur ndërhyrja e policisë amerikane për të shpëtuar ekstremistin serb.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme: