Ditën e djeshme u zhvillua protesta e radhës së opozitës përballë Kryeministrisë. Ashtu sikurse edhe herët e tjera, protesta u shoqërua me dhunë dhe hedhjen e shashkave drejt policisë nga ana e protestuesve. Gjithashtu, policia ‘sulmoi’ protestuesit me gaz lotsjellës.
Më tej, protesta mori një tjetër trajtë pasi u zhvendos për te Parlamenti, ku Lulzim Basha udhëhoqi turmën. Nga ana tjetër, pati përleshje dhe sherre edhe mes protestuesve me njëri tjetrin për shkaqe që nuk dihen.
Ndërkohë, menjëherë pas protestës u shoqërua në polici sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi. Bëhet me dije se ai është lënë i lirë nga policia që herët sot në mëngjes. Tubimi i djeshëm u zhvillua përpara Kryeministrisë, ku protestuesit kërkuan largimin e Ramës nga qeveria.
Deri më tani janë arrestuar 50 protestues na tubimi i djeshëm, i cili qe mjaft i dhunshëm.
Më poshtë, gjeni disa nga momentet më pikante të protestës së djeshme./real-news.tv















