(Foto+Video) Elbasani ‘kryeqendra’ e Ditës së Verës, festë e aktivitete të shumta

Ndonëse në Tiranë festa e Ditës së Verës është shtyrë për të dielën për shkak të motit të keq, Elbasani ka nisur festimet që prej mbrëmjes së djeshme.

Qyteti “i origjinës” së Festës të Ditës së Verës është shndërruar në vendin e karnavaleve, panaireve dhe festimeve të ndryshme. Në Sheshin e qytetit është zhvilluar edhe një koncert me këngëtarët më të mirë të këngës popullore si Ylli Baka, Eranda Libohova etj.

Ballokumja edhe sivjet gjendet kudo në Elbasan, pasi është ëmbëlsira e festës. Ndonëse dita nuk është me diell siç i shkon për shtat kësaj dite, deri më tani reshje shiu nuk ka pasur.

Ndërkohë, në ambientet e Pallatit të Sportit të qytetit, është çelur edhe panairi i prodhimeve bujqësore e blegtorale, ku marrin pjesë biznese nga i gjithë vendi. (real-news.tv)

WhatsApp Image 2019-03-14 at 12.47.12 WhatsApp Image 2019-03-14 at 12.47.13 (1) WhatsApp Image 2019-03-14 at 12.47.13 WhatsApp Image 2019-03-14 at 12.47.14 WhatsApp Image 2019-03-14 at 12.47.15 (1) WhatsApp Image 2019-03-14 at 12.47.15 WhatsApp Image 2019-03-14 at 12.47.17 (1) WhatsApp Image 2019-03-14 at 12.47.17 WhatsApp Image 2019-03-14 at 12.47.18
<
>