TË FUNDIT

Francesco Guidolin: Shqipëria më kontaktoi

Pas shkarkimit të Christian Panuccit, kryetari i FSHF-së, Armand Duka kishte kontaktuar disa trajnerë dhe njëri nga ta ishte edhe Francesco Guidolin.

Ish-trajneri i skuadrave të njohura si Monaco, Watford, Swansea, Udinese, Parma, Palermo e Ataltana e ka pranuar këtë gjë në një prononcim për Calciomercato.

 

“Shqipëria zgjodhi Rejën dhe jam i lumtur, sepse e meriton që të bëjë sa më mirë.“Po, e vërtetë që më kërkuan edhe mua dhe u treguan shumë zotërinj dhe të sjellshëm. Sidomos presidenti Duka, por preferova të prisja për të parë se si do të zhvillohej situata në këtë fazë të sezonit”, u shpreh Guidolin.

 

Kombëtarja e Shqipërisë ka emëruar për trajner Edoardo Rejën pas shkarkimit të ish-trajnierit Christian Panucci. /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat