fbpx

FSHF i dërgon shkresë Policisë së Shtetit

fshf-logo-standartizim-2.jpg

Federata Shqiptare e Futbollit, menjëherë pas takimit të organizuar me pjesëmarrjen e Kryeministrit dhe drejtuesve të dikastereve më të rëndësishme të kabinetit qeveritar, ka vendosur që të fillojë menjëherë komunikimikin me institucionet shtetërore për të rikthyer normalitetin në futbollin shqiptar.

Në një shkresë, drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Ardi Veliu, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Z. Ilir Shulku, i kërkon Policisë së Shtetit bashkëpunim.

“Në vijim të kësaj fryme bashkëpunimi dhe në kuadër të angazhimeve publike të ndërmarra nga të gjithë aktorët, duke synuar rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në aktivitetet futbollistike, ju drejtohemi me këtë kërkesë për marrjen përsipër të ndeshjeve të parashikuara të kalendarit sportiv në respektim të parimit të sigurisë parashikuar nga Neni 4/d) i Ligjit 79/2017 që ka të bëjë me ushtrimin e veprimtarive sportive në një mjedis të sigurt” – shkruhet fillimisht në shkresë e firmosur nga kreu i ekzekutivit të FSHF.

Më pas, bëhet e qartë nevoja e pranisë së Policisë së Shtetit në aktivitetet futbollistike, gjë që është theksuar edhe në konkluzionet e takimit me krerët më të lartë të shtetit. Kërkesa e institucionit të futbollit vijon:

“Duke ju siguruar angazhimin maksimal FSHF dhe anëtarëve të saj, përsëritim nevojën aktuale për praninë e forcave të rendit brenda ambienteve sportive, duke filluar nga ndeshjet e ditës së nesërme datë 12.03.2019”.

Në shkresën e Federatës, kujtohet se pikërisht për arsye sigurie, është bojkotuar aktiviteti futbollistik në vend, nga ana e Shoqatës Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar. Ndërkohë FSHF, thekson se pret një përgjigje për angazhimin e forcave të rendit, deri nesër në mesditë dt. 12.03.2019.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303