fbpx

“Futja kujt t’ja fusësh”, Rama i përgjigjet opozitës për inceneratorët: Kemi shpëtuar fëmijët

ramamama-660x330.jpg

Kryeministri Edi Rama i ka kther replikë opozitës, që e akuzoi për inceneratorët dhe koncesionet.

Rama tha se qytetarët nuk paguajnë as një kokërr leku më shumë për shërbimet se çfarë paguanin më parë.

”S’paguajnë asnjë kokërr leku më shumë, zero, për atë shërbim. Këto janë PPP-të tona. Me transformimin kolosal që po i bëhet marrëdhënies së Shqipërisë me mjedisin, tek fushat gangrenoze në Sharrë, Elbasan, Porto Romano Durrës, Fier, bëhet një ofensivë plehu. Plehu i vërtetë është në gojët e atyre që bëjnë një ofensivë të tillë për inceneratorët.

Kemi shpëtuar fëmijët, gjithë këtyre zonave nga sëmundjet. Që i kanë ndjekur nga pas, dhe kemi vendosur digën e helmimit të mjedisit dhe ujërave. Këta që jetojnë me plehrat në harmoni të plotë, jetojnë me shëmtinë në harmoni të plotë. Është çështja që u pëlqen Shqipëria e pistë, e rrëmujshme, kap ça të kapësh, futja kujt t’ia fusësh, dil matanë dhe shpall revolucionin.”- tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303