Gaqo Bushaka: Fëmijët nuk lexojnë më

libra.jpg

Librat për fëmijë janë një pasuri e rrallë dhe e larmishme e ideve të cilat ndikojnë në procesin e formimit të fëmijës. Por fenomeni i leximit te fëmijët duket se po zbehet dita-ditës. Kështu shprehet njëri nga kolosët e letërsisë shqipe për fëmijë, Gaqo Bushaka, i cili thekson se kjo letërsi për fëmijë po kalon një periudhë tranzitore, transmeton Ora News.

“Fëmijët lexojnë shumë më pak se sa lexonin përpara. Duhet ti kushtohet një rëndësi e veçantë botimit të librave. Libri çdo ditë e më shumë po largohet nga duart e lexuesve të vegjël. Kjo për shkak se çmimet nuk përballohen dot nga prindërit. Një problem që shtrohet është çështja e gjuhës shqipe, e cila në shumë përkthime çalon. Detyrimisht gramatika dhe gjuha shqipe në tërësi shkon e mangët te fëmijët.  Duhet t’u kushtohet vëmendje shumë autorëve shqiptarë sepse me leximin fëmija thith dhe gjuhën. Ndoshta vetë përkthyesi nuk ka arritur të gjejë thelbin e këtij libri./real-news.tv/

scroll to top