Gazetarja e njohur amerikane e “CNN”, Brooke Baldwin ka rezultuar pozitive me Koronavirus.
Lajmin e ka bërë publik vetë gazetarja me anë të një postimi në rrjetet sociale;
“Kam rezultuar pozitive me Koronavirus. Jam mirë. Gjithçka filloi pasditen e djeshme. Të dridhura, dhimbje, ethe. Kam mbajtur distancën sociale dhe kam ndjekur çdo këshillë-por prapë më ra. Jam e shëndetshme, nuk kam probleme të tjera shëndetësore. Ndihem si një ndër njerëzit me fat. Mezi po pres të kthehem në televizion”, ka shkruar ajo mes të tjerash.


