Giuseppe Conte kryeministër deri në 2023

conte-1-770x433.jpg

Është arritur marrëveshja mes partisë opozitare të PD dhe Lëvizjes 5 Yjet në Itali.

Dy partitë kanë rënë dakord që kryeministri Giuseppe Conte të mbajë postin deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2023.

PD ra dakord sot (28 gusht) për krijimin e një koalicion qeveritar me Lëvizjen 5 Yjet. Lajmi u bë i ditur nga kreu i PD, Nicola Zingaretti.

Zingaretti ka qenë në diskutime me 5 Yjet, rival i gjatë i PD, për të formuar një qeveri të fortë pas prishjes së aleancës mes kryeministrit Giuseppe Conte dhe Matteo Salvinit.

Kreu i PD tha se partia e tij mbështeti përpjekjen për të krijuar një shumicë të re, ndërsa theksoi nevojën për të krijuar një qeveri që do shkëputet nga e kaluara.

“Ne kemi nevojë për një qeveri që bind italianët se vështirësitë ekonomike mund të tejkalohen,”-tha ai pasi takoi Presidentin, Sergio Mattarella, të mërkurën.

Ndërsa propozimi i kryeministrit u bë nga Lëvizja 5 Yjet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303