Gjendet i vdekur një 12-vjeçar shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtetin fqinj, ku një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Rodos të Greqisë.

Mësohet se fëmija u gjet i vdekur ne zonën detare Zephyros dhe u dërgua me shpejtësi në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, por ka qenë e thuajse e pamundur rikthimi i tij në jetë.

Autoriteti Qendror i Portit i Rodosit, i cili kryen hetimin paraprak, urdhëroi rrethimin e vendit të ngjarjes.

Ndërkohë, pritet autopsia e trupit të viktimës e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes se 12-vjeçarit shqiptar. (real-news.tv)