Gruaja masakrohet me gurë, më pas vritet me armë zjarri

sh2.jpg

Një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm pranë liqenit të Sharrës.

Ajo dyshohet se është vrarë me mjete të forta.

Po ashtu mësohet se në pjesën e kokës të viktimës janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjete të forta.

Gjithashtu pas këqyrjes se trupit janë gjetur edhe 3 plagë plumbi në trupin e viktimës dhe dyshohet se është qëlluar 3 herë me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Lirie Xhepa.

Trupi i 45-vjeçares është gjetur pranë një ferre nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.

“Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

(real-news.tv)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303