TË FUNDIT

Gjendet një trup i pajetë në Durrës

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës nga një peshkarexhë.

Viktima i seksit mashkull dhe në gjendje të dekompozuar, është gjetur në det, gjashtë milje larg bregut të detit.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje, pasi trupi i pajetë është gjetur i mbështjellë me letër natriban.

Mendohet se fillimsht është ekzekutuar dhe më pas është hedhur në det për të zhdukur gjurmët.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të bërë të mundur dhe identifikimin e tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat