Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë, ku pranë lumit Shkumbin është gjetur një trup i pajetë. Sipas informacioneve të para, mësohet se trupi i përket një të moshuari që jeton pranë kësaj zone. Thuhet se trupi është mbytur para disa kohësh, por ditën e sotme disa kalimtarë apo banorë të zonës e kanë vënë re.
Ekspertët dhe policia mbërritën menjëherë në vendndodhje për të zbardhur ngjarje. Kufoma është dërguar për tu bërë identifikimi i viktimës dhe shkaqet e mbytjes. Ndërkohë, policia po heton ngjarjen.
Më herët, një tjetër trup i pajetë u gjet në Currila të Durrësit./real-news.tv

