fbpx

Gjendja kritike në Kakavijë, reagon Rudina Hajdari: Në komunikim me homologë grekë

rudina-hajdari-718x450.png

Në lidhje me situatën shumë kritike që është krijuar në doganën e Kakavijës, ku me qindra persona prej tre ditësh në mes të vapës presin që të kalojnë në shtetin fqinj, ka reaguar edhe Rudina Hajdari.

Ajo është shprehur se qeveria dihet të hidhet në aksion konkret për të zgjidhur këtë situate. Ndër të tjera ajo është shprehur se do të angazhohet personalisht me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.

“Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë radhët e stërgjata në Kakavije.

Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit. Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin.

Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë. Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve.

Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm.

Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!! Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës”, ka shkruar Hajdari.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303