Delegacioni gjerman i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri ka shkundur politikën shqiptare duke kërkuar që t’i japin fund sportit të prodhimit të krizave politike të njëpasnjëshme.
Përfaqësuesi i delegacionit gjerman, Josip Juratoviç, tha se politikanët duhet të shohin problemet reale që ka sot Shqipëria me qëllim që të garantojnë një të ardhme më të mirë për shqiptarët.
Teksa u pyet se a rrezikon Shqipëria një konflikt apo përplasje civile në 30 qershor, zyrtari gjerman pohoi se kjo nuk është në dorën e tij, por në dorë të qytetarëve shqiptarë.
Ndërkaq, pasditen e sotme presidenti Ilir Meta ka nisur konsultimet me partitë politike për të gjetur një zgjidhje, ndoshta edhe për dekretimin e një date tjetër të zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, mazhoranca tregohet e vendosur për ta shkarkuar kreun e shtetit në seancën e ditës së enjte.