Gjermani, pezullohen disa fluturime për shkaqe sigurie

Fluturimet drejt pjesëve të Terminalit 1 në Aeroportin e Mynihut u pezulluan pasi një pasagjer hyri në një zonën e sigurisë pa kaluar kontrollet e duhura.

Nuk është e qartë se sa fluturime u prekën nga ky incident.

Muajin e kaluar, një pasagjer përdori një dalje emergjente në aeroport për të shmangur një pikë kontrolli të sigurisë duke bërë që dhe qindra fluturime të anuloheshin.

Të gjitha terminalet 2 dhe pjesët e Terminalit 1 u anuluan nga policia ndërsa po kërkonin një shtetas spanjoll i cili duhej të verifikohej para se të vazhdonte për në Madrid pas fluturimit të tij nga Bangkoku.