Gjimshiti mund Strakoshën, Atalanta për ‘Champions’

C_29_fotogallery_1025351__ImageGallery__imageGalleryItem_19_image.jpg

Atalanta po rezulton “hirushja” e sezonit në Serinë A. Skuadra nga Bergamo, ku luajnë edhe dy kuqezinjtë Berisha e Gjimshiti, nxori përfundimisht nga gara e Championsit Lazion, pasi triumfoi 1-3 ndaj bardhekaltërve në sfidën direkte të zhvilluar në “Olimpico”.

Një fitore e madhe, madje edhe me përmbysje e ekipit të drejtuar nga Gasperini, që blidnon vendin e katërt me 62 pikë.

Lazio kaloi në epërsi që në minutën e 3-të me Parolon, por goli i shpejtë i “bardhekaltërve” thjesht “gënjeu” të pranishmit në “Olimpico” se do të merrnin një fitore premtuese për zonën champions.

Atalanta, më e përgatitur fizikisht, përmbysi gjithçka, duke barazuar në pjesën e parë me Zapatan, ndërsa në 45 minutat e dyta realizoi Castagne e për t’i vendosur “qershinë tortës” mendoi Berat Gjimshiti, që vuri në presion Wallace, që në tentativë për të larguar topin devijoi me kokë në portin e tij për golin e “knockou”t-it.

Në dy takimet e tjera, Parma barazoi 3-3 me Sampdorian, ndërsa Sassuolo 2-2 me Frosinonen.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303