fbpx

Gjithçka që duhet të dini për Shën Valentinin…

Screenshot_2-6.png

Lajm i mirë për të gjithë krijuesit e kartolinave dhe prodhuesit e çokollatave të shtrenjta: Dita e Shën Valentinit erdhi përsëri!

Në Europë, njerëzit i japin njëri-tjetrit çelësat e Shën Valentinit, “si një simbol romantik dhe një ftesë për të zhbllokuar zemrën e dhënësit”.

Fakti mbetet se tashmë kjo datë është e fiksuar në kalendarin e shumëkujt, ndonëse për fat të keq nuk është lënë pushim…

Kush ishte Shën Valentinit?

Dita e Shën Valentinit aktualisht lidhet me të paktën dy shenjtorë – Shën Valentinin e Romës dhe Shën Valentinit të Ternit.

Shën Valentini i Romës ishte një prift romak që u martirizua në vitin 296 dhe u shtua në kalendarin e shenjtorëve nga Papa Galesius në 496.

Historia tregon se ai u burgos për kryerjen e dasmave të ushtarëve, të cilëve u ishte ndaluar të martoheshin dhe për t’u shërbyer të krishterëve të përndjekur nën Perandorinë Romake.

Sipas legjendës, gjatë burgosjes së tij Valentini i Romës i ktheu shikimin vajzë së verbër të gjyqtarit të tij dhe para ekzekutimit ai i shkroi asaj një letër të nënshkruar “I juaji Valentin”.

Ndërkohë Shën Valentini i Ternit ishte një peshkop që u martirizua gjatë persekutimit nga perandori Aurelian në vitin 273.

 Pse Dita e Shën Valentinit është e lidhur me dashurinë?

Një poezi e vitit 1382 nga Geoffrey Chaucer mendohet ta ketë lidhur Ditën e Shën Valentinit me ndjenjën e dashurisë.

Në ‘Parchement of Foules’ ai shkroi: “Për këtë ishte Dita e Shën Valentinit, kur çdo zog vjen këtu për të zgjedhur bashkëshortin e tij”.

Kjo ishte një referencë për fillimin e sezonit të çiftëzimit të shpendëve, që në Anglinë e Mesme përgjithësisht njihej të ishte 14 shkurti.

Pra, Shën Valentini ishte thjesht një tjetër ditë festash e krishterë derisa u përmend nga Chaucer. Kjo datë mori famë në shekullin e 18-të, kur njerëz filluan të dërgonin letra dhe të jepnin dhurata për partnerët e tyre.

Pse festojmë më 14 shkurt?

Askush nuk është plotësisht i sigurt, por ka një numër teorish. Disa besojnë se Dita e Shën Valentinit u vendos më 14 shkurt për të shënuar varrimin e Shën Valentinit të Romës.

Por Papa Gelasius e shënoi atë në kalendar në shekullit e 5-të në vend të festivalit pagan të Lupercalia, i cili festohej midis 13-15 shkurt, kushtuar zotit të bujqësisë dhe fillimit e pranverës.

Por cilado qoftë e vërteta, rëndësi ka që ne jemi të lumtur në festimet për këtë ditë dhe një arsye për të ngrohur pak periudhën e zymtë të dimrit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303