fbpx

Gjoba për xhamat e zinj, ministrja: Shumë shpejt…

1546785209_makinamexhamatezinj5.jpg

Drejtuesit e makinave të cilat kanë xhamat e pasëm të errët mund të kenë një ‘shpëtim’ nga gjobat. Pak ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se xhami i pasëm mund të errësohet me material xhami ose me qese/film, deri 75%.

Ndërkohë në lidhje me ankesat për gjobitjen për shkak të xhamave të zinj, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot se problemi i ngritur nga qytetarët do të gjejë zgjidhje efikase shumë shpejtë.

Në këtë interpelancë u theksua se institucionet përkatëse po bashkërendojnë punën për t’i ofruar qytetarëve një standard të qëndrueshëm që i shërben përmirësimit të jetës dhe sigurisë. Ministrja deklaroj se publiku do të njoftohet nga sot e tutje, se cilat do të jenë hapat që do të ndërmerren për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë shterruese. Sipas Ballukut xhamat e zinj do të lejohen nëse janë në konform me rregullat ne të licensuar nga një servis i autorizuar.

“Kjo është një histori e vjetër që ndodh me drejtuesit e mjeteve dhe rregulloret që vijnë sipas standardeve të BE-së. Kemi një precedent pasi jo vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera e kanë shfaqur këtë problem të xhamave të errët në automjete, për arsye të sigurisë kombëtare dhe luftës kundër krimit të organizuar”, – tha Balluku.

Ministrja solli shembullin e Portugalisë që hasi problematikë kur vendosi për të mos lejuar xhamat të cilat kishin tejdukshmëri të reduktuar dhe me ligj në Portugali u vendos që shikueshmëria e xhamave duhet të ishte 100% .

“Sigurisht që grupe interesi dhe qytetarësh e ankimuan këtë vendim dhe u hap një çështje mes Komisionit Europian kundër Portugalisë dhe gjykata europiane e konsideroj shkelje të traktatit të funksionit të BE-së, dekretin e vitit 2003 që kishte miratuar Portugalia”- tha Balluku, ndërsa theksoi se, kjo është një çështje e njohur botërisht dhe ne nisur nga ankesat tuaja, e kemi studiuar për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë.

Ministrja deklaroj se publiku do të njoftohet nga sot e tutje, se cilat do të jenë hapat që do të ndërmerren për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë shterruese.

Fillimisht tha ajo, do të kemi një bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit  dhe Ministrinë e Brendshme për të gjetur mënyrën sesi do të vendosim zgjidhjen e kësaj çështje me qëllim që të mos i kthehemi më kësaj çështje dhe çfarë hapash duhet të ndërmarrin drejtuesit e automjeteve për këtë çështje.

Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja tha se, institucioni që ai drejton është në fazën përfundimtare të krijimit të akredit më të mirë për regjistrimin e automjeteve në regjistrin kombëtar të automjeteve, që ofron një akses të madh informativ për automjetin dhe individin, që sipas tij, shumë shpejtë do të sjellë shërbimin e identifikimit të mjetit për çdo të dhënë, vetëm nëpërmjet targës, pa qenë nevoja të ndalohet mjeti dhe të kontrollohet.

Në këtë kontekst, vijoi ai, edhe detaji i xhamave të mjetit do të jetë i raportuar në këtë regjistër.

“Shumë shpejtë në shërbimet online të drejtorisë që unë drejtoj, do të jepen udhëzimet përkatëse se si qytetarët dhe serviset do të bëjnë zëvendësimin e xhamave të mjeteve duke e unifikuar këtë element sipas standardeve më të mira. Janë 400 mijë mjete që do të donin të kishin përfitim nga një benefit i tillë. Duam të disiplinojmë këtë proces sipas standardeve” – tha Gonxhe.

Ditë e fundit Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se xhami i pasëm i automjeteve mund të errësohet me material xhami ose me qese/film, deri 75%. Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen. DPSHTRR bën të ditur se do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim për këtë proces.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303