23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Gjumi në fundjavë nuk kompenson gjumin e humbur gjatë javës

spot_img

Pushimi dhe gjumi gjatë fundjavave nuk kompenson humbjen e gjumit që keni gjatë javës, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit morën dy grupe të njerëzve të shëndetshëm dhe e kufizuan gjumin e tyre, jo më shumë se pesë orë në natë. Njëri grup kishte gjumë të kufizuar për të gjithë studimin, ndërsa tjetri ishte në gjendje të ketë gjumë të bollshëm në fundjavë.

Të dy grupet kanë konsumuar më shumë gjatë natës, kanë shtuar peshë dhe kanë treguar shenja të përkeqësimit të shëndetit metabolik, krahasuar me gjendjen në fillim të studimit.

“Në fund, ne nuk kemi parë ndonjë përfitim në asnjë rezultat metabolik tek njerëzit që fjetën mirë gjatë fundjavës” tha autori kryesor Chris Depner, një profesor i asistent hulumtues i fiziologjisë integruese në Universitetin e Kolorados Boulder./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat