Gjunkshi: Dështimi dhe kapitullimi i narko-shtetit

Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se narko-shteti ka dështuar dhe është drejt kapitullimit.

Gjunkshi ka cituar ministrin e Brendshëm, i cili ka thënë se vendi ynë do të pastrohet nga kanabisi, por se pas 15 qershorit, janë asgjësuar vetëm 133 bimë narkotike.

Për Gjunkshin kjo tregon ose mospërgjegjësi ose bashkëpunim të policisë me krimin e organizuar e mafien.