Gjykata e Lezhës ka marrë një vendim lidhur me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka. Raportohet se atij i është hequr masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Ish-parlamentari socialist akuzohet për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhur”.
Sipas gjykatës, Ndoka do të hetohet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

