Goditet banda shqiptaro-italiane, mbi 17 grabitje banesash në Torino

auto_auto_Policia-italiane-naten-640x4261522762833-650x3581522765019-770x424.jpg

Një bandë shqiptaro-italianë është shkatërruar nga karabinierët në Torino.

Ata akuzohen për vjedhje banesash në territorin italian.

Policia italiane ka kryer arrestimin e një duzine njerëzish të dyshuar për vjedhje. Banda ishte e armatosur me thika dhe shkopinj. Anëtarët e bandës dyshohen për së paku 17 episode të grabitjeve, shkruajnë mediat italiane.

Vjedhjet dyshohet se janë kryer në provincat e Torinos, Biella, Novara dhe Perugia. Banditët dyshohet se kanë kryer disa krime si vjedhja e banesave, marrja apo mbajtja e armëve pa leje etj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303