Leva kokës kambistit, i grabiten 60 mijë $

Screenshot_2-15.png

Pronari i një pike të këmbimit valutor ka rënë pre e grabitjes nga dy persona të cilët i kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Ngjarja është shënuar rreth orës 09:12 minuta. “Shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qenë duke lëvizur me motorr ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.” Informon policia e Tiranës.

“Edhe autorët kanë qenë me motor dhe kanë goditur pronarin me levë. Flitet se shuma e grabitur arrin në 60 mijë dollarë.

Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende sa është shuma e grabitur. Pronari i këmbimit valutor ka plagë por nuk janë të rënda. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, policia ka arrestuar njërin prej autorëve, ndërsa është në kërkim të bashkëpunëtorit të tij.

2 1
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303