VIDEO/’Policët’ lidhin burrë e grua dhe u marrin lekët

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë mbrëmjen e djeshme në fshatin Çiflig të Korçës.

Autorët mësohet se nën kërcënimin e armës tip kallashnikov kanë lidhur çiftin burrë e grua rreth 50-vjeç dhe i kanë dhunuar, ndërsa më pas kanë marrë 100 mijë lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa policia ka nisur hetimet për të arrestuar autorët.

Nevruz Vila rrëfen momentin:

Po hanim darkë me bashkëshorten. Më lidhën duart dhe gojën mua dhebashkëshortes. Mua më morën lekët që kisha në xhep, nja 1.6 mln lekë si dhe më hoqën varësen që kisha në qafë. Mirë që u shkëput lehtë ajo. Pastaj dëgjuam zhurmë në dhomat e gjumit. Na thanë të mos lëvizim”

Vila tregon se është pronar i një gomisterie servis dhe anije peshkimi Durrës dhe se në xhep kishte pasur lekët e xhiros së biznesit të tij.

Autorët kanë qenë të veshur me uniforma policie. Vila tregon se policia e ka gjetur me duar të lidhura.

Zyrtarisht nga policia e Korçës nuk ka asnjë njoftim.