Grabitja e 10 mln eurove, Kryemadhi akuzon Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me situatën politike në vend, si dhe për grabitjen në Rinas para dy ditësh.

Në A2, Kryemadhi theksoi se skema e grabitjes dhe vendosja e ushtrisë nuk janë gjë tjetër. vecse skenar i Ramës.

‘Në 6 vite Edi Rama nuk ka raportuar asnjëherë për gjendjen e kanabisit në vend, edhe pse ka patur gjeneral Sandër Lleshajn. Tani ç’mund të pretendoni ju për Romeon dhe Zhuljetën e rendit dhe sigurisë. Për cilën ushtri do flasim? Për ushtrinë që fikte radarët kur kalonin gomonet me drogë? Për ushtrinë ku pilotët rrëzoheshin me helikopterë me drogë në Spanjë? Janë disa raste të përsëritura, segmente më të rëndësishme të Ushtrisë dhe Policisë shqiptare janë më të njollosura për krimin dhe drogën në vend. Unë mendoj që e gjithë skema sot që nga grabitja te vendosja e ushtrisë është një skenar i  tij. Dakort le ta marrë ushtrinë, po ato 10 milionë do t’i kthej. 10 milionët i kanë marr bandat e Edi Ramës, le të dali të thotë ai që flet kot ajo’, theksoi Kryemadhi.