TË FUNDIT

Grabitja e parave/Shikoni aksionin blic të policisë në supervilën e Admir Muratajt

Admir Muarataj, i vrarë nga policia në Rinas, pas grabitjes së rreth 10 milionë euro në pistën e avionit në aeroportin Nënë Tereza, ishte autor i grabitjes së bujshme në Qafë-Kashar pranë Rinasit.

Aty u grabitën në mes të rrugës makinat e blinduara të kompanisë private që transportonte lekët e një banke të nivelit të dytë. Prej dy vitesh në kërkim, Murataj u vra nga policia dje në Rinas, në tentativë për tu arratisur pas grabitjes.

Para dy vitesh policia kreu një aksion blic në Prezë ku disa pjesëtarë të grabitjes në Qafë-Kashar u arrestuan, policia zbuloi edhe luksin në të cilin jetonte Murataj.

Një vilë luksozë në Prezë, prej nga Murataj, me origjinë nga Tropoja, ruhej me kamera sigurie në çdo cep. Admir Murataj ishte koka e grupit.  Më 3 dhjetor 2015 në Kthesat e Kasharit u grabitën rreth 3.5 milionë euro nga një prej blindave të shoqërisë së sigurisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat