Zv/kryeministri Erjon Braçe deklaron se drejtuesi i grupit kriminal që kreu dje grabitjen e 10 milionë eurove është ekzekutuar, pra Admir Murataj, ndërsa shton se të gjithë personat që u përfshinë janë identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tyre.
“Prioritet tani kapja e banditëve! Ndaj mbështetje për çdo oficer të policisë të përfshirë në hetime e operacionin e pandërprerë në terren!
Pas kësaj, pa diskutim analizë e plotë e çdo elementi që ka cenuar rëndë sigurinë nga bankat në aeroport, masa të forta për çdokënd!
Gjithë mbështetjen për Policinë e Shtetit; Burrat që u përballën dje me një prej bandave më të rrezikshme në vend dhe eliminuan drejtuesin e saj; Burrat që po hetojnë intensivisht dhe që kanë identifikuar çdo bandit të përfshirë; Burrat që janë në territor e vijojnë ndjekjen” deklaron Braçe.

