TË FUNDIT

Grabitja në Rinas, arrestohet një tjetër person

Shkon në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e miliona eurove në Rinas në datën 9 prill.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë një shqiptar nga Kosova i quajtur Ragip Hajdini, pseudonimi i të cilit është ‘daja’, njëjtë siç thirrej edhe Admir Murataj.

Emri i ‘dajës’ ka dalë pikërisht nga rrëfimi i Alkond Bengasit, i cili thotë se e ka takuar atë së bashku me Admir Muratajn te Liqeni i Thatë.

Arrestimi i tij u bë i mundur te Shkëmbi i Kavajës pak minuta më parë. /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat