fbpx

Grabitnin banesa në Itali, kapen 12 shqiptarë

pppp.jpg

12 shqiptarë kanë rënë në pranga nga autoritetet italiane, pasi akuzohen për grabitje të banesave të italianëve.

Mësohet se shqiptarët ushtronin aktivitetin e tyre në Toskanë, ku pretendohet se kanë grabitur e vjedhur në shumë apartamente.

12 shqiptarët u arrestuan nga policia e Firences dhe mësohet se ata i përkisnin moshave nga 20 deri në 47 vjeç.

Më tej, informohet se 11 prej tyre ndodhen në paraburgim, ndërsa një në arrest shtëpie.

Nga informacionet rezulton se shqiptarët vepronin gjatë natës në grabitjen e banesave të italianëve./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303