TË FUNDIT

Gratë naftëtare “flakë për flakë” me Ramën: Harroje! Do vdesim këtu nëse…

Gratë naftëtare menjëherë i kanë replikuar kryeministrit Rama, ku ky i fundit i kërkoi që të flisnin.

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm”, shkroi Rama ndër të tjera në Tëitter pak minuta më parë.

Por menjëherë kanë reaguar gratë naftëtare. Ato thonë se të vdekura dalin nga greva nëse Rama nuk vjen  t’u japë një zgjidhje përfundimtare.

“Ta harroj kryeministri se do dalim nga greva. Këtu do vdesim. Të vijë vetë krtyeministri këtu e pastaj flasim. Duam zgjedhje. Ne duam lekët e prapambetura dhe pastaj rifillimi i punës. Nuk kemi më besim. Të vijë dhe ministrja Balluku. Jam me naftëtarët thotë ai, po pse ky është reagimi, të ndërpresim grevën?”, tha një grua naftëtare. “Deri në vdekje do rrimë këtu. Ne sytë dhe veshët te kryeministri dhe Balluku i kemi. Dhe ne që jemi këtu duam të ishim në familjet tona”, tha një tjetër.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat