fbpx

Greku përplas për vdekje 21-vjeçarin shqiptar

auto_motor1505818039.png

Një i ri shqiptar, vetëm 21-vjeç, i cili po udhëtonte me një motor është përplasur për vdekje nga një makinë mbrëmjen e së martës në kryeqytetin grek, Athinë.

Sipas raportimit të mediave vendase, mësohet se nga përplasja i riu humbi jetën në vend,  ndërsa  policia vijon hetimet  për zbardhjen e aksidentit që i shkaktoi vdekjen të riut shqiptar.

Makina që përplasi të riun po drejtohej nga një 52-vjeçar. Deri tani nuk ka të dhëna mbi identitetin e shqiptarit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303