TË FUNDIT

“Greqia ka 120 vjet që do të pushtojë…”, Ngjela shpërthen ndaj Ramës: As vetë se di se si u gdhi kryeministër

Nga Spartak Ngjela:

Historia e Shqipërisë, në 100 vjet, e gjitha ka qenë qeverisur nga kryeministra që kanë shitur interesin kombëtar për të fituar postin e kryeministrit. Kjo është e turpshme dhe e dhimbshme njëherësh. Shikoni sesi i kanë vjedhur shqiptarët, i kanë poshtëruar, dhe sërish i votojnë.

E pse të zgjatemi?

Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, shkon të bëjë marrëveshje për detin me Greqinë, kur kjo ka ligj lufte kundër Shqipërisë.

Pse?

Sepse ka 120 vjet që Greqia kërkon të pushtojë edhe Shqipërinë e Jugut.

Kurse kryeministri shqiptar Rama, ashtu si Kryeministri Berisha, po na flet për një marrëveshje detare, që do t’i japë Greqisë nga territori shqiptar, sipërfaqe të gjerë deti. E pra, Greqisë, pushuesit më të madh të territoreve shqiptare.

Se, ky kryeministër, as vetë nuk e di sesi u gdhi një ditë kryeministër, se sigurisht që, jo vetëm për nivelin e tij, por as për dëshirën që e karakterizon, nuk e mendon dot fare faktin që po kërkon të bëjë marrëveshje detare me një shtet që ka ligj lufte kudër Shqipërisë. Se nuk besoj që e kupton çdo të thotë “ligj lufte” i një shteti kundër një tjetri, i cili është në fqinjësi me të.

E kuptoni se kush po e drejton Shqipërinë?

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat