fbpx

Greqia u ankua për Bejlerin/ Argumenton Shqipëria: Është i dënuar

Screenshot_12-22-600x360.jpg

Nëpërmjet një deklaratë të gjatë dhe të mirëargumentuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i është përgjigjur sot Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila dje shprehte shqetësim për respektimin e minoritetet grek në Shqipëri, referuar rastit të ish-të dënuarit, kreut të OMONIA-s Fredi Bejleri, kandidatura e të cilit u refuzua nga KQZ. MEPJ shpreh keqardhjen për kontekstualizimin si devijim nga mbrojtja e pakicave të vendimit të KQZ për Bejlerin, duke kujtuar se ai është i dënuar dhe sipas legjislacionit shqiptar i ndalohet kandidimi për 10 vite.

Sipas deklaratës së Ministrisë sonë të Jashtme “lidhur me respektimin e të drejtave të pakicave, siç kemi sqaruar edhe në rastet e deklaratave të mëparshme për të njëjtën temë, sundimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin ata shqiptarë, përfaqësues të pakicës greke apo pakicave të tjera pa dallim, përjashtim apo diskriminim.

Në Shqipëri garantohet e drejta e personave që u përkasin pakicave për t’u vetë-identifikuar si të tillë dhe e drejta e tyre e pronësisë pa diskriminim. Po kështu, është i garantuar ushtrimi i gjitha të drejtave elektorale të shtetasve që u përkasin pakicave. Mbi këtë bazë, çdo qytetar shqiptar, minoritar ose jo, ka të drejtën t’i drejtohet gjykatave shqiptare si organet kompetente për interpretimin e Ligjit në Republikën e Shqipërisë”.

“Shqipëria beson fuqimisht se vetëm zgjidhjet e bazuara në shtetin e së drejtës dhe kulturën politike evropiane janë me interes vital për të dy vendet”, përfundon deklarata. /Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303