Kandidaturat e këtij viti për çmimin Nobel për Paqen do të shpallen në Oslo më 11 Tetor.
Mësohet se kandidaturat janë mjaft të forta, por edhe surprizë.
Papa Francesku është një prej kandidaturave më të forta për ta marrë çmimin përfundimtar. Papa i parë jo-europian pas 1300 vite mund të shpallet fitues. Papa Francesku karakterizohet për revolucionarizimin që i bëri kishës katolike me thjeshtësinë e tij. Francesku e ka kthyer luftën ndaj varfërisë në misionin kryesor të kishës katolike nën udhëheqjen e tij.
Ndër të tjera ai ka hequr dorë nga shumë prej privilegjeve që i jep pozicioni, si rezidenca e tij e përhershme apo edhe jap e pushimeve, apo makina me të cilën lëviz. Tashmë Papa nuk lëviz më me një makinë të blinduar, pro me një ford fokus blu, të thjeshtë, pas asnjë element sigurie.
Në listën e pretendentëve për të fituar çmimin Nobel për paqen më 11 Tetor është edhe adoleshentja më e famshme e momentit, Gretha Thunberg.
Suedezja 16-vjeçare e cila është kthyer në kryefjalën e ditës dhe që po lufton kundër të gjithëve për të adresuar çështjen e ndryshimeve klimatike është krah Papës në këtë garë mjaft të fortë. Në listën e pretendentëve është edhe Carles Pudigemont, ish lideri separatist katalonjas, apo edhe Angela Merkel apo Filipo Grandi i UNHCR.

