fbpx

Greva e pedagogëve, bojkot te Shkencat Sociale

Screenshot_4-2.jpg

Siç kishin paralajmëruar pak ditë me parë pedagoget e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë kane vijuar me proteste kundër ligjit të Arsimit

Përmes një vendimi me shumicë votash, drejtuesit e Personelit Akademik kanë vendosur nisjen e grevës duke kundërshtuar vendimet e qeverisë në raport me universitetin.

Pjesa më e madhe e pedagogëve me 36 vota pro dhe 2 kundra i hapën rrugë kauzës së re të grevës dy ditë më parë, ndërsa ata kërkuan ndihmën edhe të studentëve që t’i mbështesin.

Ditë më parë mbledhja e senateve në Universitetin e Tiranës i kërkoi qeverisë të reflektonte mbi disa propozime, që në thelb mbronin autonominë e universitetit. Krahas kësaj, ata parashtruan si pikë edhe shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe ndalimin e shantazhit ndaj pedagogëve.

51701531 1205194139641491 930433033213837312 N

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303