Gripi/ ISHP informon në lidhje me situatën në Shqipëri

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një informacion të detajuar, lidhur me situatën e gripit në Shqipëri.

ISHP thekson se vendi ynë nuk ndodhet në epidemi gripi, pavarësisht se ka pasur disa persona të prekur nga virusi AH1N1.

Më tej, ISHP informon se në vend qarkullon virusi i tipit A, nëntipi A/H1.

“Nga 1 janari deri më 11 shkurt janë 320 të prekur nga virusi A i gripit në Shqipëri”, thekson ISHP. /real-news.tv