fbpx

Gruaja e Ledri Vulës trupin si “peshk” pas lindjes

Screenshot_9-4.jpg

Ajo ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, megjithatë është rikthyer mëse shpejt në formën e duhur.Fjala është për partneren e reperit Ledri Vula, Sara Hoxhën, e cila njëherësh vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.E njëjta ka befasuar me postimet e fundit që ka publikuar në rrjete sociale duke vënë në fokus linjat trupore.Meqë është vetëm pak muaj pas lindjes, bukuroshja shqiptare duket në top formë.E veshur në një fustan dypjesësh lëkurë dhe një grim më të lehtë, Sara duket e mahnitshme.“Veshje e bukur por a mendoni se u largova nga shtëpia?”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.Sara dhe Ledri ndërkohë u bënë prindër të një vajze në dhjetor të vitit që lamë pas.Të njëjtit janë së bashku prej disa vitesh, ndonëse akoma nuk janë martuar me ndonjë ceremoni.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303