Gruaja rrëfen tmerrin: Ja ç’na bëri policia!

Banorët e Bregut të Lumit ku shteti po prish shtëpitë e tyre kanë denoncuar dhunën e ushtruar nga policia. Sipas një qytetareje, e cila është shtruar në spital, policia ka përdorur gaz-lotsjellës ndaj banorëve për t’i detyruar ata të dalin nga banesat e tyre.

Një akt të tillë e ka denoncuar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar në Facebook dy video ku sipas tij tregojnë dhunën që ka ushtruar policia për të hyrë në banesat që do të shemben tek Bregu i Lumit. Në reagimin e tij ish-deputeti shkruan se këto janë akte barbare që po bëjnë uniformat blu dhe Edi Rama.

“Po vret qytetarët brenda shtëpive të tyre. Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e qytetarëve, duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve”, shton Balliu.