Që nga dita e djeshme, janë vënë në fuqi masat e reja të qeverisë në kuadër të frenimit të koronavirusit. Së fundmi, policia ka bërë me dije edhe zonat më problematika të Tiranës, që nuk respektojnë rregullat.
“Zonat më problematike janë Blloku, Don Bosko dhe Astiri. Kemi marrë masa duke shtuar patrullat e policisë në këto zona”, tha Zv.drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Mziu në TCH.
Ndërkohë, edhe shumë qytetarë vijojnë të mos e mbajnë maskën në rrugë.

